Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt ku është përfshirë edhe një veturë policie.
Nga ky aksident raportohet vetëm për dëme materiale teksa rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira: një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Veseli.
Veseli, mes tjerash, tha se rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve të aksidenteve.