Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, në segmentin rrugor që kalon përmes fshatit Koshtovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Koshtovë . Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, ka njofuar Zahiti për Dukagjinin.