Një shtetase e Shqipërisë ka vdekur pas një aksidenti që ndodhi të premten në rrugën Prishtinë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Korroticë.
Sipas raportit 24-orësh të Policise, viktima ka ndërruar jetë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, njofton Dukagjini.
“Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa të Shqipërisë, në cilin kishin qenë drejtuesi dhe pasagjerja femër, të dy shtetas të R. Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e cila më pas në QKUK ka nderuar jetë, ndërsa drejtuesi mbetet duke marrë trajtim mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
