Aksidenti me fatalitet i këmbësores 56-vjeçare, gjykata dënon të akuzuarin

Gjykata e Prishtinës e ka gjetur fajtor dhe dënuar të akuzuarin Melvin Dinaj, i cili kishte goditur një këmbësore 56-vjeçare në nëntor të vitit të kaluar, e cila kishte vdekur pas lëndimeve të pësuara

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata e Prishtinës e ka gjetur fajtor dhe dënuar të akuzuarin Melvin Dinaj, i cili kishte goditur një këmbësore 56-vjeçare në nëntor të vitit të kaluar, e cila kishte vdekur pas lëndimeve të pësuara.

Sot është mbajtur seanca lidhur me këtë rast, ku i akuzuari Dinaj e ka pranuar fajësinë.

Gjykata e Prishtinës ka konfirmuar se të akuzuarit i është shqiptuar dënim prej 3 vjetësh burgim efektiv, raporton Kallxo.com.

“Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, me datë 19.01.2024 është mbajtur seancën e shqyrtimit fillestar, ku i pandehuri M.D e ka pranuar fajësinë për veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik’, e të cilin pranim të fajësisë gjykata e ka pranuar me aktvendim”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Përveç dënimit me burgim, atij i është ndaluar edhe marrja e lejes së vozitjes për kategorinë “B” dhe marrja e re e lejes së vozitjes në afat prej 5 vjetësh, kjo si dënim plotësues.

Aktgjykimi dënues ndaj tij ende nuk është përpiluar dhe i njëjti posa të përpilohet do publikohet dhe të jetë i qasshëm për publikun.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 19:00 në “Rrugën C” në Prishtinë, më 28 nëntor të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika