Aksidenti me fatalitet në Pejë; Arrestohet i lënduari, konstatohet se ai ishte vozitësi

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me aksidentin fatal në fshatin Shtupeq i Madh-Rugovë, Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar arrestimin e një të dyshuari në lidhje me aksidentin fatal që ndodhi në fshatin Shtupeq i Madh-Rugovë në Pejë. Aksidenti përfshiu një motoçikletë me katër rrota dhe rezultoi në vdekjen e një personi dhe lëndimin e një tjetri.

Sipas raportit të policisë, personi i arrestuar është individi i lënduar që ndodhej në motoçikletë me viktimën. Fillimisht, i lënduari kishte deklaruar se viktima ishte vozitësi i motoçikletës. Megjithatë, hetimet e mëtejshme zbuluan se vozitësi ishte në fakt personi i lënduar, tani i dyshuar për aksidentin.

“Nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё (4 rrotёshe), nё tё cilёn ishin dy (2) persona, motoçikleta ishte rrokullisur dhe si pasojё njё person ka vdekur ne vendin e ngjarjes, kёtё e ka konfirmuar ekipi mjekёsor, ndёrsa personi tjetёr ka pёsuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё trupi i pajetё i viktimёs tё dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) nё Prishtinё pёr obduksion.

Fillimisht, sipas deklarimit tё personit tё lënduar, vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar, tani i dyshuar pёr kёtё aksident”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga hetuesitm i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.

 

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika