Aksidenti tragjik në autostradë – Gjykata i dërgon në paraburgim të dyshuarit

Gjykata Themelore e Prizrenit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, dy të dyshuarve për shkaktim të aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”. Garat ilegale të veturave, që rezultuan me aksidentin tragjik në Prizren, thuhet se nuk janë të rralla në vend, ndërsa një pjesë të fajit, për aktivitetet të tilla, i bartet edhe vet shtetit.

Janë pamje të aksidentit tragjik, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku mbetën të vdekur tre persona.

Gara të tilla, organizohen ilegalisht në Kosovë. Madje, kjo ndodhë jo rrallë herë.

Dy organizatorët e kësaj gare, janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Irfan Hoti dhe Arlind Syla, sipas kërkesës së Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit, e planifikuan garën dhe vet morrën pjesë në të.

Që të dy kanë dhjetëra gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.

Ndonëse ka fjalë të mira për policinë, themeluesi i grupit më të madh shqiptarë të dashamirëve të veturave, Advan Plakolli, thotë se shteti e bartë një pjesë të madhe të përgjegjësisë.

“Unë pak e lë në faj edhe shtetin që nuk bënë diçka për këtë sport, që është ndoshta numër një në Kosovë. Jo vetëm në Kosovë, mirëpo në gjithë botën vetura është trend, sidomos për meshkujt në moshë të re”, tha Advan Plakolli nga grupi “Marakli t’Kerreve”.

Plakolli thekson se edhe Federata e Auto Sporteve të Kosovës, i ka vështirësuar kriteret për të garuar në pista.

“Më herët Federata e ka pas një abonim një herë në vit, i cili ka kushtuar 35 euro. Tash qysh kam dëgju e ka bërë 100 euro vjetoren. Më herët ke mujtë me hy saherë të duash në pistë, çdo ditë, edhe me zhvillu gara ose me provu kerrin. Po tash e ka ndalu atë. Tash mundesh me marrë pjesë vetëm kur organizon federata gara”, tha Plakolli.

Garat e tilla, profesori Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, thekson se janë të shpeshta në rrugët e Kosovës.

Gjatë ditë, dy të pandehurve, Gjykata Themelore e Prizrenit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Përveç tre këmbësorëve që vdiqën në vendin e ngjarjes, viktimë dy të dyshuarve kanë qenë edhe tre persona të tjerë që kanë marrë lëndime trupore.

 

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika