Aksion antidrogë në Prizren, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një operacioni policor kundër trafikimit me substanca narkotike i cili përfshiu katër lokacione në rajonin e Prizrenit ka arrestuar katër persona

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën katër persona në Prizren, pas një operacioni kundër trafikimit me substanca narkotike.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Sot, në orët e paradites, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policor, i cili përfshin katër lokacione në rajonin e Prizrenit. Operacioni policor ka të bëjë me hetimin dhe luftën kundër trafikimit me narkotikë, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar”, ka thënë Kelani.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika