Aksion kundër taksive ilegale nga Inspektorati në Prishtinë

Të dielën e katër dhjetorit, Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë, ka zhvilluar një aksion kundër taksive ilegale të cilët sipas kësaj drejtorie paraqesin rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët i shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim





Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë, të dielën e katër dhjetorit ka njoftuar se është duke zhvilluar aksion kundër taksive ilegale në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Në njoftimin e tyre thuhet se këto taksi paraqesin rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët i shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim.

Pos, kësaj siç thuhet në njoftim, këto taki shkaktojnë edhe probleme të mëdha në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet.

“Drejtoria e Inspekcionit nën asistimin edhe të Policisë së Kosovës, është duke zhvilluar një aksion kundër taksive ilegal në pika të ndryshme të kryeqytetit, të cilët, përveç problemeve të mëdha që po shkaktojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet, paraqesin edhe rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim”, thuhet në njoftim.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika