Aksion policor në veri, mbyllen nëntë zyre postare të Serbisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke u zhvilluar një aksion policor në veri të vendit, përkatësisht në objektet e Postës së Serbisë

Zyrtarë policorë te objekti i Postës së Serbisë në Mitrovicë të Veriut, foto Kossev.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri, përmes një aksioni të nisur më herët gjatë ditës.

Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

Kështu ka konfirmuar për Dukagjinin, zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, i cili ka theksuar se aksioni ka nisur pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

“Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë, me ç’rast Policia ka njoftuar Prokurorin e Shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, ka thënë tutje Elshani në përgjigje për Dukagjinin.

Posta e Serbisë në Kosovë kryen pagesa të ndryshme për serbët në Kosovë, nga fondet e caktuara nga qeveria serbe për ta, duke përfshirë pagat, shtesat e fëmijëve dhe pensionet.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika