Aksioni i së premtes në veri, arsenal armësh u kap në pronat e të kërkuarve për sulmin në Banjskë

Policia e Kosovës të premten ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armësh gjatë operacionit të sotëm në veri, në të cilin ka kontrolluar dy lokacione, njëri në pronësi të Marjan Radojeviqit e tjetri të Zarko Cvetkoviqit.

Radojeviq e Cvetkoviq janë në listën e të kërkuarve për sulmin në Banjskë më 24 shtator, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Sipas njoftimit të Policisë, njëri lokacion nga ku u konfiskuan armët ishte afër vendit të njohur si “Tre Rokaqiejt” i lidhur me Radojeviqin, ndërsa tjetri në rrugën “Qeta e Minatorëve” i lidhur me Cvetkoviqin.

Operacioni u zhvillua “në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe qytetarët”.

Armët që u konfiskuan:

Lokacioni 1:

  • 3 Arme te gjata AK-47
  • 4 Karikatore me 60 fisheke
  • 1 keher me 11 Fishek
  • 1 kellef revole
  • 1 cante ushtrake

Lokacioni 2:

  • 1 rrip brezi me 25 fishek per arme gjuetie.
  • 23 fishek per arme gjuetie
  • Pistolete TT me 1 karikatore me 8 fishek
  • 3 karikator me nga 8 fishek
  • 2 karikator ne fotrolle
  • 28 fishek per arme te gjate
  • 10 kreher me fishek te armës se gjate (99 fishek)
  • 1 kuti me fishek 7×62
  • 4 pastruese te armës
  • Kuti me lende te dyshimte

Lokacioni 3:

  • Arme e gjate me bajonete
  • 1 pistolete me 2 karikatore me nga 8 fishek 7×62 dhe 1 fotroll.
  • Cante e zeze me pajisje per pastrim te armës
  • 2 kutia me nga 50 fishek 7×62
  • 3 karikatore me fotrolla me nga 8 fishek
  • Arme e gjate gjuetie me cante.

Lokacioni 4:

  • Iriq metalik
  • Jelek i brendshëm Antiplumb
  • 30 cope mjet i dyshuari Eksploziv TM 100
  • 1 Uniforme
  • Cante e zeze me pajisje te ndihmës se pare
  • Adapter per Radiolidhje

Për këto bastisje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se institucionet kosovare e kanë shtuar vigjilencën dhe vendosmërinë për asgjësimin e secilit element kriminal që vjen nga Beogradi.

“Sërish armë, eksplozivë e municion i konfiskuar në veri të vendit dhe kjo falë vigjilencës së shtuar të institucioneve tona dhe vendosmërisë për asgjësimin e secilit element kriminal dhe tendencës destabilizuese që vjen nga Beogradi. Bashkërendimi mes institucioneve të sigurisë dhe rritja gjithnjë e më shumë e bashkëpunimit me qytetarët në veri të vendit është garancë e mosndalimit në betejën tonë për shtet të së drejtës ku rendi dhe ligji mbizotërojnë mbi krimin e terrorizmin”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka shpërndarë edhe fotografi të arsenalit të gjetur nga Policia falë informacioneve të AKI-së.

Po ashtu armë dhe mjete eksplozive që përfshijnë granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë gjetur nga Policia e Kosovës të enjten gjatë kryerjes së një bastisjeje në fshatin Uglarë të Zubin Potokut.

Nga komuniteti serb ishte pikërisht edhe ai që u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimin se posedonte të gjithë këtë municion.

Lexo edhe: Veriu akoma i papastruar nga armët, mjetet eksplozive dhe municioni

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika