Aktakuzat e dobëta i bëjnë të vështira dënimet në rastet e korrupsionit

Aktakuzat e dobëta të ngritura nga Prokuroria, bëjnë që shumë prej rasteve të korrupsionit në Kosovë të mbeten të pandëshkuara. Këtë vlerësim e japin aktorë të sistemit të drejtësisë, të cilët kritika kanë edhe për punën e Gjykatave

Në vetëm nëntë muajt e fundit, të paktën në tri raste të korrupsionit të profilit të lartë, Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykime liruese.

E gjithë kjo, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ndodhë për shkak të aktakuzave të dobëta të Prokurorisë.

“Në drejtësi vlen një parim. Për fakte të cilat shkojnë në dëm të të pandehurit, edhe nëse Gjykata 99% i ka vërtetuar, konsiderohet se është fakt i pavërtetuar. Por, tash e kundërta. Prokuroria, me keqardhje po e them mirëpo niset dhe ngritë aktakuza me këtë matematikën e kundërt, 99.9% nuk e ka provu dhe me atë 0.1% shkon dhe e ngritë çështjen në gjykatë”, ka thënë Fejzullah Hasani – Ish-kryetar i Gjykatës Supreme.

Këto veprime, profesori Hasani thotë se mund t’i kushtojnë financiarisht shtetit në një të ardhme të afërt.

“Ne nuk jemi akoma anëtarë të Këshillit të Evropës, mirëpo jemi në proces. Ju do të jeni dëshmitar, do ta shihni se çfarë dëmesh do t’i shkaktojnë akuzat e tilla shtetit të Kosovës në aspektin financiar, sa do të ketë tagër të vështirë të mbulueshëm financiar nëse vazhdon me këtë lloj qasje dhe mungesë të llogaridhënies”, shtoi Hasani.

Në rastet e korrupsionit, nga GLPS thonë se ekziston edhe një problematikë tjetër.

“Edhe kur kemi aktgjykime të cilat nxjerren për rastet e korrupsionit e vërejmë që edhe në rastet kur dënohen kryesit e këtyre veprave penale, dënimet janë tejet të ulta, e poashtu e kemi vërejtur që mungojnë edhe dënimet plotësuese të cilat parashihen edhe me Kodin e Procedurës Penale”, është shprehur Liridon Salihi nga GLPS.

Në disa raporte vendore dhe ndërkombëtare, Prokurorive dhe Gjykatave u është kërkuar që t’i identifikojnë shkaqet e vonesave në trajtimin e këtyre rasteve dhe t’i korrigjojnë ato.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika