Aktakuzë e re kundër ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan

Një gjykatë në Pakistan ka ngritur aktakuzë të mërkurën kundër ish-kryeministrit të burgosur, Imran Khan, për fyerjen e zyrtarëve të Komisionit Zgjedhor

Një gjykatë në Pakistan ka ngritur aktakuzë të mërkurën kundër ish-kryeministrit të burgosur, Imran Khan, për fyerjen e zyrtarëve të Komisionit Zgjedhor, njoftoi avokati i tij mbrojtës, Naeem Haider Panjutha.

Kjo aktakuzë është një tjetër goditje për Khanin, i cili është duke e kryer një dënim me burg për korrupsion, si dhe përballet me shumë raste të tjera ligjore.

Ajo u ngrit pak disa pasi Komisioni Zgjedhor nuk ia pranoi Khanit kandidaturën, duke ia pamundësuar garimin në zgjedhjet parlamentari të 8 shkurtit.

Khan akuzohet se i quajti kryetarin e Komisionit Zgjedhor, Sikandar Sultan Rajaa, dhe zyrtarët e tjerë “shërbyes personalë” të ish-kryeministrit, Shehbaz Sharif.

Sharif e zëvendësoi Khanin në prill të vitit 2022, pasi ai u rrëzua nga pushtetit përmes një vote të mosbesimit në Parlament nga kundërshtarët e tij politikë. Prej atëherë, agjencitë qeveritare e kanë ndjekur atë në gjykata.

Një ish-lojtar kriketi, 71-vjeçari është figura më e njohur opozitare në Pakistan.

Naeem Haider Panjutha tha se Khan u deklarua i pafajshëm gjatë seancës dëgjimore kur iu lexua akuza.

Aktakuzë e ngjashme u ngrit edhe ndaj njërit nga ish-zëvendësit e Khanit, Faëad Chaudhry.

Zyrtarët zgjedhorë thanë se nuk e pranuan kandidaturën e Khanit për shkak të dënimit të tij për korrupsion./REL

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika