Aktakuzë kundër dy serbëve për krime lufte ndaj shqiptarëve

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dy të pandehurve serbë, D.M. dhe Z.K., për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë

Foto ilustruese

Prokuroria Speciale ka ngritur këtë të enjte aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – kundër dy të pandehurve me inicialet D.M dhe Z.K., të nacionalitet serb.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se të pandehurit, Z.K dhe D.K., gjatë kohës se luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë, ushtrisë dhe paramilitarë serbë, të veshur me uniformë të policisë dhe të armatosur, me vetëdije dhe qëllim, duke vepruar sipas planit dhe urdhrave të eprorëve të tyre, kanë marrë pjesë direkt në sulmin kundër popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Sipas Prokurorisë, në bashkëkryerje Z.K dhe D.K., kanë kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile’’.

“Më këtë, në bashkëkryerje Z.K dhe D.K., kanë kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të  Konventave të Gjenevës nga neni 146 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3 të KPRK-së, ndërlidhur me nenin 31 të KPRK-së”, ka njoftuar Prokuroria.

Dy të akuzuarit nga shtatori i vitit 2023 gjenden në masën e paraburgimit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika