Aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, F.K. dhe N.S., për veprën penale “Kanosja”, që lidhet me kërcënime publike të drejtuara ndaj kryeministrit tashmë në detyrë, Albin Kurti.

Sipas aktakuzës, më 29 gusht 2023, i pandehuri F.K. ka postuar një deklaratë në profilin e tij personal në rrjetin social “Facebook”, ku ka kërcënuar drejtpërdrejt Kurtin.

“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin A.K., në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social “Facebook”, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese.

Pas reagimeve të opinionit publik lidhur me kërcënimin e përmendur, më 30.08.2023, i pandehuri F.K. ka përsëritur një postim me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj të dëmtuarit, ku thuhet:

“… Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova””, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, i pandehuri i dytë, N.S., ka shprehur gjithashtu kërcënime për vrasje ndaj kryeministrit Kurti, duke e përkrahur publikisht postimin e F.K. përmes komenteve dhe deklaratave të publikuara në të njëjtin rrjet social.

“Ndërkohë, i pandehuri tjetër, N.S., e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin A.K përmes postimeve publike në rrjetin social “Facebook”, për shkak të funksionit të tij, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri F.K.”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika