Aktakuzë ndaj dy personave për mashtrim me subvencione, mbi 1 milion euro dëm buxhetit të Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për mashtrim me subvencione, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në shumën prej mbi një milion eurosh

Foto ilustruese

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj S.S. dhe A.F., pasi në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi me subvencione”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S.S., gjatë vitit 2020, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, në cilësinë e pronarit të kompanisë, ka paraqitur të dhëna të pasakta në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, duke falsifikuar dokumentacionin kinse ka lidhur kontrata me disa persona dhe me të njëjtat ka aplikuar për projektin “Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”, me ç’ rast ka përfituar grantin në vlerë totale të projektit të financimit 398.810.00 €.

Po ashtu, të pandehurit S.S. dhe A.F., në periudhën 2018-2021, në bashkëkryerje, për qëllime të njëjta, kanë bërë mashtrim me subvencione, duke paraqitur të dhëna të pasakta në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes hartimit të dokumentacionit të falsifikuar për plotësim të kritereve dhe poentim sa më të lartë, më konkretisht falsifikimit të kontratave kinse për furnizim të lëndës së parë, ashtu që me të njëjtat kanë aplikuar për përfitimin e granteve për projektin ”Përpunimi i pemëve dhe perimeve’’ dhe mbi bazën e dokumenteve fiktive kanë arritur ta përfitojnë shumën prej 398,184.00 €.

Ndërsa, gjatë vitit 2020, dy të pandehurit, me veprime të ngjashme kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme grantin në shumën prej 399,996.00€.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë, si dhe ka propozuar që të konfiskohet nga të pandehurit dobia pasurore e fituar nga vepra penale, për kompensimin e dëmit të shkaktuar buxhetit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika