Aktakuzë ndaj dy personave për ndërtim pa leje dhe shkaktim të rrezikut në Skenderaj

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, A.A. dhe A.A., për dy vepra penale: “Ndërtimi pa leje” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit gjatë periudhës 20 korrik – 11 gusht 2023, në Skenderaj, kryen punë ndërtimore pa leje, në kundërshtim me ligjin.

Po ashtu, ata akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhura të sigurisë gjatë punimeve, duke shkaktuar rrëshqitje të masive të dheut, dhjetë metra nën nivelin e asfaltit.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme në pronën publike përgjatë dy rrugëve, murin dhe rrethojën e çerdhes në ndërtim, si dhe dëme të konsiderueshme në pronat private të qytetarëve F.S. dhe D. Xh.

“Të pandehurit A.A., dhe A.A., akuzohen se në bashkëkryerje dhe me dashje, në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara me ligj  nuk i vendosin  pajisjet  për mbrojtje ashtu që gjatë mihjes së dheut dhjetë (10) metra nën nivelin e asfaltit ka ardhur deri te rrëshqitja masive e dheut, ku si pasojë e kësaj përpos dëmeve të shkaktuara në pronën publike përgjatë dy rrugëve  si dhe murit e rrethojës së  çerdhes së fëmijëve në ndërtim e sipër,  po ashtu janë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe  në pronat private të të dëmtuarve F.S., dhe D. Xh.”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega Skenderaj, që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe t’u shqiptohet dënimi i paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika