Aktakuzë ndaj tre personave për fajde, viktimës i shkaktohet dëm mbi 100 mijë euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit, të pandehurit P.T. dhe A.G. akuzohen për veprën penale “Detyrimi”, ndërsa i pandehuri M.A. për “Fajde” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”.

Nga hetimet e Prokurorisë, rezulton se gjatë viteve 2022–2023, P.T. dhe A.G. kanë detyruar viktimën B.P. të ndërmarrë veprime në dëm të pasurisë së tij me qëllim përfitimi të kundërligjshëm.

Në aktakuzë thuhet se P.T. e kishte autorizuar viktimën për shitjen e një lokali në pronësi të tij, duke e mashtruar se i ishte bllokuar llogaria bankare. Viktima kishte lidhur kontratë shitjeje me A.G. në vlerë 150 mijë euro, por ky i fundit, me arsyetimin se kontrata nuk ishte realizuar, e kishte kanosur dhe detyruar të paguante shuma të mëdha parash.

Ndërkohë, i pandehuri M.A. kishte detyruar viktimën të kthente tri herë më shumë sesa shumën e borxhit që kishte marrë për shkak të gjendjes së tij të rënduar financiare.

Sipas Prokurorisë, viktima është dëmtuar në shumën mbi 100 mijë euro.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika