Aktori Dev Patel ndërhyn në një grindje për të parandaluar përkeqësimin e situatës

Aktori anglez Dev Patel, të hënën e 1 gushtit ka ndërhyrë në atë që përfaqësuesit e tij e quajnë "një grindje të dhunshme" në Australi. Policia e Australisë Jugore ka arrestuar një 34-vjeçare në lidhje me rastin

Aktori anglez, Dev Patel

Në mbrëmjen e të hënës së 1 gushtit me orën lokale në Australi, aktori anglez Dev Patel, i njohur për rolet e tij në filma si “Slumdog Millionaire” dhe “Lion”, ka ndërhyrë në atë që përfaqësuesit e tij e quajnë “një grindje të dhunshme” dhe me sukses ka ndaluar përkeqësimin e situatës.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Adelaide rreth orës 20:45 më 1 gusht, sipas një njoftimi për shtyp nga Policia e Australisë Jugore.

“Në grindjen e dhunshme” ishin të përfshirë një grua dhe një burrë, të cilët filluan të grinden në rrugë dhe më pas vazhduan ta bëjnë këtë brenda një stacioni shërbimi aty pranë “ku dëshmitarët u përpoqën të prishnin zënkën”, thuhet në deklaratë.

Sipas përfaqësuesve të tij, Patel dhe miqtë e tij ishin dëshmitarë të ngjarjes pasi ajo tashmë ishte në zhvillim e sipër.

“Dev veproi sipas instinktit të tij natyror për të provuar të depërshkallëzojë situatën dhe të prishë luftën. Grupi fatmirësisht ishte i suksesshëm në këtë veprim dhe ata qëndruan në vend për të siguruar që policia dhe autoambulanca të mbërrijjnë. Nuk ka heronj në këtë situatë dhe fatkeqësisht ky incident specifik nxjerr në pah një çështje më të madhe sistematike të anëtarëve të margjinalizuar të shoqërisë që nuk trajtohen me dinjitetin dhe respektin që meritojnë”, thanë përfaqësuesit e aktorit, raporton CNN.

Përfaqësuesit e Patel shtuan, “Shpresa është që i njëjti nivel i vëmendjes së medias që merr kjo histori (vetëm sepse Dev, si një person i famshëm, ishte i përfshirë) mund të jetë një katalizator që ligjvënësit të jenë të dhembshur në përcaktimin e zgjidhjeve afatgjata për të ndihmuar që të mos vetëm individët që ishin të përfshirë, por komuniteti në përgjithësi.”

Policia e Australisë Jugore ka marrë pjesë dhe ka arrestuar një 34-vjeçare në lidhje me ngjarjen.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika