Aktori Hysen Zeqaj e sjell pjesën e dytë të “Ëndrrës amerikane” me shqiptarët në Dallas-Teksas

Historitë e veçanta të shqiptarëve që kanë migruar në ShBA, do të vazhdojnë për t'u rrëfyer edhe në pjesën e dytë të emisionit “Ëndrra amerikane”, i cili transmetohet në televizionin Dukagjini

Foto nga episodi i parë i pjesës së dytë të emisionit "Ëndrra amerikane”

Emisioni “Ëndrra amerikane”, prodhim i produksionit “Embetha” me autor aktorin nga Peja, Hysen Zeqaj, i cili jeton në Dallas të ShBA-së, ka rifilluar transmetimin e pjesës së dytë në Televizionin Dukagjini, emision ky i cili u kushtohet shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike që kanë migruar në ShBA, për të rrëfyer historitë e tyre dhe sfidat për të jetësuar ëndrrën amerikane.

Ky emision është unik në të cilin mund t’i ndiqni historitë të padëgjuara më parë që tregojnë për sakrificë, punë me djersë e gjak, të cilat pas serisë së parë prej 12 episodesh, duke pasur një shikueshmëri mjaftë të lartë, do të vazhdojë edhe më pjesën e dytë, pra “Ëndrra amerikane”, i cili transmetohet në Televizionin Dukagjini.

“Ëndrra amerikane” i prodhuar nga “Embetha” transmetohet për shikuesit çdo të premte duke filluar nga ora 21:30.

Edicioni i parë special i “Ëndrrës amerikane” ka sjellë për shikuesit e TV Dukagjinit një rrëfim të veçantë nga i ftuari, i cili ka treguar historinë e tij të ikjes nga Kosova në shtetet evropiane, dhe përfundimin e tij në Amerikë.

Prezantuesi i emisionit, “Ëndrra amerikane”, njëherësh aktor nga Peja, Hysen Zeqaj

Po ashtu, nga historia e tij e dhimbshme ishte edhe rrëfimi i ikjes si fëmijë nga Jugosllavia, për në “Shqipërinë e Enver Hoxhës”.

Ai me detaje ka treguar rrugëtimin sfidues dhe mallin e pashuar për atdheun.

Të premten e 21 tetorit, “Ëndrra amerikane” do të vijë me rrëfimin e Lodevik Tetaj, nga Tropoja e Shqipërisë i cili jeton e vepron në Dallas të Teksasit.

Për të dëgjuar rrëfime të ndryshme nga shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndiqni emisionin “Ëndrra amerikane”.