“Akuzat për UÇK-në ishin të fabrikuara për të dëmtuar marrëdhënien me SHBA-të”, Rubin nga Haga

James Rubin, në cilësinë e dëshmitarit në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasnqi në Hagë, tha se ka dëgjuar vazhdimisht akuza për vrasje për terrorizëm e për gjëra të tilla gjatë kohës së luftës.

Sipas tij, këtë e konsideron normale pasi ata tashmë kanë shpëtuar shumë njerëz nga masakra dhe po tentohej të cenohej marrëdhënia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me popullin e Kosovës, shkruan Betimi për Drejtësi.

“Ne kishim ndihmuar shqiptarët e Kosovës, ishin shumë mirënjohës se ua kishim shpëtuar jetën. Edhe udhëheqësit e tyre ishin mirënjohës dhe të kujdesshëm me deklaratat dhe kërkesat që vinin nga presidenca e SHBA-ve duke përfshirë edhe përfaqësuesit e tyre, duke përfshirë edhe unë. Unë e dija që kishim shumë influencë ndaj tyre. Kështu që mendonim se ishte normale që për çështje terrorizmi të dëgjonim herë pas here historira fundamentaliste islamike që po përpiqeshin të depërtonin në Ballkan dhe e trajtonim me ta në këtë temë. E kuptuam që kryesisht ishin të fabrikuara dhe synonin të ndikonin në mbështetjen tonë. Ne thjesht ndihmuam njerëzit që të mos masakroheshin dhe këto akuza tentonin ta cenonin këtë marrëdhënien tonë”, tha ai.

Rubin tha se që nga hera e parë deri tek herën e fundit, iu është krijuar përshtypja që për Thaçin, Amerika ishte një simbol dhe dëshironte mbështetjen e saj.

Rubin: Gazetari i New York Times donte të njolloste udhëheqësit e popullit të Kosovës dhe UÇK-në

Dëshmitari James Rubin duke folur për pretendimet se komandantët e UÇK-së kishin nisur fushatë kundër rivalëve politik dhe që ajo drejtohej nga Azem Syla, Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti, tha se gazetari i New York Times, Chris Hedges, donte të njolloste udhëheqësit e popullit të Kosovës dhe UÇK-në.

Fillmisht, dëshmitarit iu prezantua edhe një artikull në të cilin pretendohej se komandantët e UÇK-së kanë nisur fushatë kundër rivalëve të tyre politik. Thuhej se kjo fushatë drejtohej nga Azem Syla, Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në këtë artikull të 25 qershorit 1999, James Rubin kishte thënë se nuk kanë informacion për të mbështetur pretendimet se ka ekzistuar një program i drejtuar nga udhëheqja e UÇK-së për vrasje dhe ekzekutime.

Rubin, kishte thënë se nuk e përjashton mundësinë që udhëheqës rebel të jenë të lidhur me vrasjet, por zyrtarët e Departamentit kishin shqyrtuar një gamë të gjerë burimesh dhe nuk kanë mundur të verifikojnë këto akuza.

“Po, kjo ka qenë një veçori e këtij gazetari Chris Hedges që ishte i keqinformuar nga burime serbe. Ne, kemi konstatuar në mënyrë të përsëritur se ky gazetar përsëriste thashetheme pa prova, por mbasi punonte për New York Times duhej të bënim hetime të thella për këto sepse kjo media ishte një organztaë informative lajmesh shumë e rëndësishme”, tha Rubin.

Ai tha se ky gazetar ishte larguar nga puna për shkak të gabimeve të përsëritura.

“Përpiqej në mënyrë të përsëritur të njolloste udhëheqësit e popullit të Kosovës përfshirë UÇK-së dhe unë i kërkoja komunitetit, inteligjencës që të më jepnin informacion që të më jepnin informacion. Nuk kemi marrë asnjëherë një konfirmim të këtyre komenteve shpifëse që bëheshin nga ai. Ai u hoq nga puna për gabime të përsëritura”, tha ai.

Të fundit nga rubrika