Akuzohet për ryshfet/ Dënohet me mbi katër vite burg gruaja e ish-senatorit amerikan

Nadine Menendez u dënua për ryshfet gjatë gjyqit të saj, ku u zbuluan dhurata të pranuara prej saj, që përfshinin para dhe shufra ari, makina luksoze dhe pagesa hipotekare. Prokurorët kërkuan një dënim prej të paktën shtatë vjetësh, ndërsa mbrojtja kërkoi një dënim prej një viti, duke përmendur trajtimet e vazhdueshme për kancerin dhe shqetësimet lidhur me kujdesin shëndetësor në burg.

Gjykatësi vendosi të japë një dënim “dukshëm më të ulët”, duke caktuar datën e lirimit të Menendez për 10 korrik 2026.

Vendimi përfshin një dënim prej 4.5 vitesh burgim dhe tre vite lirim me mbikëqyrje, si dhe një gjobë prej 1,400 dollarësh. Gjatë seancës dëgjimore, Menendez iu drejtua gjykatës me lot në sy, duke thënë se e konsideronte bashkëshortin e saj, Bob Menendez, një “shpëtimtar” pas një martese abuzive dhe se, ndonëse nuk e kishte imagjinuar kurrë që dikush në pozicionin e tij do ta shtynte të bënte diçka të paligjshme, ajo merr përgjegjësi të plotë për veprimet e saj.

Gjyqi i saj erdhi pas dënimit të Bob Menendez për rolin e tij në skandalin e ryshfetit, i cili dha dorëheqjen nga Senati. Ai tashmë po vuan një dënim prej 11 vitesh. Gjatë një kontrolli nga FBI-ja në shtëpinë e çiftit, u gjetën më shumë se 480,000 dollarë në para të gatshme, lingota ari dhe 70,000 dollarë në kasafortën e Menendez. Mbrojtja e saj deklaroi se familja ishte e shkatërruar nga vendimi, ndërsa Bob Menendez është zotuar të apelojë dënimin e tij.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika