Alarm për bomba në disa shkolla në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten e 16 qershorit është dërguar një alarm për bombë, përmes emailit, në adresë të shkollave në Novobërdë, Kamenicë e Ranillug

Policia e Kosovës

Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, disa shkolla në rajonin e Gjilanit kanë pranuar alarm për bomba.

Ky alarm është dërguar përmes emailit, në adresën e shkollave në Novobërdë, Kamenicë e Ranillug.

Kështu ka bërë të ditur për Portali D, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranuar informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut , se përmes email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes). Për momentin nuk ka vend për panik. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka thënë Hashani.

Alarm për bomba ka pasur edhe në shkollat në veri të vendit. Siç raporton Kosovapress, mësimi në ato shkolla është ndërprerë.

Kërcënime me bomba ka pasur së fundmi edhe në Prishtinë, saktësisht në shkollën “Xhevdet Doda” si dhe dy herë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.

Në të gjitha rastet kërcënimet kanë qenë përmes emailit.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika