Alarme për cunami në SHBA, Japoni dhe Hawai pas tërmetit të fuqishëm në Rusi

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë ka goditur Kamçatkën në lindjen e largët të Rusisë, duke shkaktuar cunami deri në 4 metra dhe paralajmërime në disa shtete të Oqeanit Paqësor. Autoritetet kanë urdhëruar evakuime masive dhe kanë paralajmëruar për pasgoditje të rrezikshme

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë goditi të mërkurën gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë, duke u përshkruar si një nga më të fuqishmit në dekadat e fundit në këtë rajon.

Sipas autoriteteve ruse dhe agjencive ndërkombëtare, lëkundjet sizmike shkaktuan valë cunami deri në 4 metra, duke nxitur alarme për cunami në disa vende të Oqeanit Paqësor.

Guvernatori lokal e cilësoi tërmetin si “më seriozin në dhjetë vitet e fundit”, ndërsa dëmet në infrastrukturë dhe plagosjet e disa personave janë tashmë të konfirmuara.

Ministri rajonal për emergjenca, Sergei Lebedev, njoftoi se zonat bregdetare janë goditur nga cunami dhe kërkoi evakuim të menjëhershëm.

Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 125 kilometra nga qyteti bregdetar Petropavlovsk-Kamchatsky, në një thellësi prej rreth 19 kilometrash, bëri të ditur Instituti Amerikan i Sizmologjisë (USGS).

Instituti Gjeofizik i Akademisë së Shkencave të Rusisë theksoi se ky është tërmeti më i fuqishëm që nga viti 1952, kur një lëkundje me magnitudë 9.0 kishte shkaktuar valë cunami në Havai.

Paralajmërime për cunami janë lëshuar në shumë vende:

  • Japoni: Agjencia Meteorologjike japoneze paralajmëroi për valë deri në 3 metra. Janë urdhëruar të evakuohen mbi 1.9 milionë persona në 21 prefektura. Raportohet për ndërprerje të trafikut dhe mbyllje rrugësh. Në centralin bërthamor të Fukushimës, punonjësit janë evakuuar për arsye sigurie.
  • Shtetet e Bashkuara kanë aktivizuar sistemet e paralajmërimit në bregun perëndimor. Pritet që valët të arrijnë deri në 3 metra. Ndikimi mund të ndjehet edhe në Hawai, ku është urdhëruar evakuimi i zonave të ulëta.
  • Ekuador, Kili, Ishujt Solomon: Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik të shtuar të cunamit dhe janë në gatishmëri.
  • Filipine: Qytetarëve u është kërkuar të shmangin zonat bregdetare për shkak të valëve të paparashikueshme.
  • Meksikë: Marina njoftoi për ardhjen e valëve në Ensenada dhe më gjerë përgjatë bregut të Paqësorit.
  • Zelanda e Re: Lëshoi paralajmërim për rrjedha të forta dhe valë të rrezikshme në të gjithë bregdetin, duke këshilluar banorët të qëndrojnë larg detit.

Shkencëtarët theksojnë se ndonëse situata aktualisht konsiderohet “nën kontroll”, ekziston rreziku i pasgoditjeve që mund të zgjasin për javë të tëra. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të informuar dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika