Nuk është e re që nevoja për investime të huja në huja në Kosovë në krijim të vendeve të reja të punës dhe stabilitetit ekonomik është e nevojshme.
Por Kosova nuk po vlerësohet si vendi më i përshtatshëm për to, marrë parasysh sanksionet që rëndojnë mbi të si dhe mungesën e institucioneve.
““Asnjë investitor i huaj në Kosovë këtë vit nuk e ka bërë ndonjë hap për të hapur ndonjë prodhim, ndonjë shërbim ose për të tentuar për të inkurajuar dikush investitorët e huaj të vijnë në Kosovë. Ne i kemi thirrur, por ata nuk vijnë për arsye se Ballkani ka politika më joshëse ekonomike, klimë më të mirë biznesi dhe politika më të mira investuese, infrastrukturë më të lirë, kushte më të mira për çdo investitor. Kosova tashmë është në rangun e vendeve jo me klimë miqësore për investimet e huaja. Të gjitha këto që i përmendëm duhet të kthehen në pozitive dhe në promovim të vlerave ekonomike që ka Kosova”, tha Agim Shahini, Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit.
I njëzëri shprehet edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.
“Utopia më e madhe e Kosovës është që në këto rrethana ne të bisedojmë për investime të huaja apo të numërojmë investimet e huaja, qoftë direkte, qoftë indirekte, të cilat nuk ekzistojnë në Kosovë. Në radhë të parë, kemi mungesë të stabilitetit politik, jemi nën sanksione nga BE-ja dhe nuk kemi institucione. Nuk kemi qeveri. Kosova është në duar të ushtruesve të detyrave, në vend se të kemi institucione. Dhe, kur kemi këtë ngritje të energjisë elektrike, atëherë nuk duhet të brengosemi pse nuk kemi investime dhe investitorë të huaj, por duhet të brengosemi pse në Kosovë ikin qytetarë, ik kapitali dhe ka filluar në mënyrë graduale të largohet edhe prodhimi. Nuk duhet të habit fakti që kemi rritje enorme të importeve, por kemi tkurrje graduale të eksporteve që është mjerimi më i madh i shtetit”, tha ai.