Albin Kurti kategorik kundër “Open Ballkanit”

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se për të pasur “Ballkan të Hapur”, Serbia është ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës. I pari i Qeverisë së Kosovës tha se gatishmëria për bashkëpunim rajonal shprehet me mbështetjen për Procesin e Berlinit si dhe angazhimin për tregun e përbashkët rajonal

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Albin Kurti, vazhdon të mbetet i palëkundur në kundërshtimin e nismës së “Ballanit të Hapur”.

Kryeministri i Kosovës, këtë gjë e ripotencoj edhe një herë, vetëm një ditë pasi që përmbylli punimet në samitin e Ohrit.

Nga Prishtina, shefi i qeverisë ka thënë se Kosova nuk do zëvendësim të Bashkimit Evropian.

“Ne nuk duam zëvendësim të Bashkimit Evropian sido që të quhet ai.  Nuk besojmë në vet mjaftushmerin e Ballkanit. Ballkani nuk përbehet vetëm në gjashtë shtete në përgjithësi, derisa Ballkani Perëndimor ende i pa integruar në BE përbëhet nga gjashtë shtete që nuk mund të trajtohen bashkë”, deklaroi Kurti.

Pos kësaj, Albin Kurti, nga kjo paraqitje para mediave ka drejtuar mesazhe edhe drejt atyre  që të mërkurën e tetë qershorit thanë se kush i kundërvihet kësaj iniciative është i destinuar të zhgënjehet.

Gjithashtu, Kurti shtoi se “Për të pasur Ballkan të Hapur është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovë. Nëse një qytetarë i Republikës së Kosovës dëshiron të shkoj në Serbi nuk i pranohet pasaporta dhe po e tregoj kartën e identitetit merret vetëm për ti thithur të dhënat biometrike. Pra, për të pasur Ballkan të Hapur letë të hapet njëherë Serbia për Kosovë dhe lë të mbyllet për Rusin”.

Shefi i Qeveris së Kosovës mesazhet ndaj shteteve që ishin pjesë e kësaj iniciative e ku përfshihet edhe Shqipëria nuk i ndali.

Ndaj tyre pati edhe një lutje.

“Çdo herë kur mbahen mbledhje të tilla është mirë ti shikojnë a janë gjashtë shtete pjesë dhe mos të lodhin as vetën”, shtoi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Albin Kurti gjatë prezentimit të sherbimeve të reja ne E-Kosova

Këto deklarata Kryeministri Kurti i bërë gjatë prezantimit të shërbimeve të reja që do të jenë në platformen e-Kosova.

Shërbimet e reja përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika