Aliu: BDI-ja ndryshon çdo cikël zgjedhor, herë nacionalistë e herë proevropianë

Azir Aliu nga blloku opozitar shqiptar, VLEN, në Maqedoni të Veriut ka kritikuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).

Aliu teksa e ka kritikuar BDI-në e Ali Ahmetit për mungesë të vizionit, ka thënë se kjo parti “ndryshon çdo cikël zgjedhor”.

“Ju më pyetet a keni qenë ministër vetëm i shqiptarëve. Jo, kam qenë ministër i Republikës i Maqedonisë së Veriut. Dhe kam implementuar programin, unë kam shkruar me mision dhe vizion të Ministrisë. Kam implementuar programim në përputhje me BE-në, me trendet, me aktiviteti që duhet t’i kemi dhe programin që e kemi si parti dhe si qeveri.

Pra, është shumë e rëndësishme qasje, kur t’i të bëhet koalicion nesër me një parti maqedonase, qasja e programit që do të ketë ky kllastër partish.

Kjo nuk mund të mohohet. Siç duhet, BDI-ja gjithë kohës ka arritur të mbjellë narrativin e krijimi të partisë lidere dhe jo të partisë me mision dhe vizion, dhe për këtë arsye vazhdon në çdo cikël zgjedhor nga të gjelbër bëhen nacionalistë, demokrate, pastaj bëhen proevropianë e kështu me radhë”, ka thënë Aliu në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika