Aliu: Lajmet se KFOR-i më ka ndaluar ta takoj kryetarin e komunës së Leposaviqit, të pavërteta

Me anë të një postimi në Facebook, ministri Aliu ka thënë se ishte udhëzimi i Policisë së Kosovës që sugjeronte të mos vazhdonin tutje, ashtu që të mos rrezikohej përshkallëzimi i situatës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Si të pavërteta janë cilësuar lajmet lidhur me ndalimin e takimit me kryetarin e komunës së Leposaviqit nga KFOR-i nga ana e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturor, Liburn Aliu.

Me anë të një postimi në Facebook, Aliu ka thënë se ishte udhëzimi i Policisë së Kosovës që sugjeronte të mos vazhdonin tutje.

“Lajmet se KFOR-i, më ka ndaluar që ta takoj Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi, janë të pavërteta. Përkundrazi, KFOR-i na kanë ofruar siguri, me një njësit të tyre që e kanë dërguar pikërisht për këtë qëllim. Në fakt, ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojmë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës nga bandat kriminale që silleshin përreth”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, gjersa falënderoi kryetarin Hetemi për qëndresën e tij, ministri Aliu ka thënë se lajme të tilla zhvlerësojnë punën e Policisë së Kosovës.

“Spekulimet e tilla, i’u shkojnë për shtati vetëm bandave që janë të instaluara aty, njëherit këto lajme të pavërteta po ashtu po e zhvlerësojnë punën e palodhshme dhe profesionale që Policia e Kosovës po e bën atje. E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi, për qëndresën e tij shembullore për Republikë, rend e ligj”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika