Aliu: Ndryshimet klimatike do ta prekin vendin, mund të ketë probleme me ujë të pijshëm

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se Kosova mund të preket nga ndryshimet klimatike më shumë se vendet e rajonit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke raportuar para deputetëve të Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Aliu tha se meqenëse Kosova është pjesë e Mesdheut, në 10 apo 15 vitet e ardhshme mund të preket nga ndryshimet klimatike të cilat sipas tij do shkaktojnë probleme, sidomos me ujë të pijshëm.

Ministri Aliu tha se një nga problemet të cilat mund të lindë nga ndryshimet klimatike është ai i ujit të pijshëm.

“Në 10-15 vitet e ardhshme së paku të rritet për 50% e pastaj të dyfishohet. Kosova është pjesë e Mesdheut, Mesdheu është pjesa që ndikohet nga ndryshimet klimatike. Kosova është vendi më i ndishëm për ujin e pijes. Do të prekemi nga këto ndryshime klimatike, Kosova ka probleme me ujë”, tha ai.

Sipas tij Kosova mund të preket nga ndryshimet klimatike më shumë se vendet e rajonit.

Tutje Aliu foli edhe për projektin e digës së fshatit Firajë, i cili sipas tij do jetë resurs ujor që do t’i plotësojë këkresat e Ferizajit, Kacanikut e kështu më radhë.

“Ferizaj, Vitia , Kaçanik, Hani i Elezit kanë mungesë me ujë të pijes. Projekti për digën e Firajës do të jetë resurs ujor që do të plotësoj kërkesat e kësaj ane për furnizim me ujë të pijes. Do të shoqërohet edhe me impiantin e ujit të pijes”, tha ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika