Aliu thotë se sfidë ndërlidhja e adresave me qytetarët, që të dihet saktë se ku jetojnë

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se ndër sfidat më të cilat është duke u përballur kjo ministri është ndërlidhja e adresave me qytetarët, në mënyrë që për çdo qytetarë të dihet se ku e ka saktë adresën ku jeton.

Aliu për EO ka thënë se ky proces është shumë i rëndësishëm për vendin dhe në aspektin e funksionimi të shtetit. Ministri ka njoftuar po ashtu se procesi i emërtimit të rrugëve është përmbyllur, mirëpo sipas tij, gjithmonë ka nevojë për rishikime, raporton Ekonomia Online. 

“Procesi i emërtimit të rrugëve është përmbyll, gjithmonë ka nevojë për rishikime të tilla, por ajo me kohën do të përmirësohet, ka mbetur procesi i vendosjes së numrave që është një proces tejet i rëndësishëm. Një sfidë tjetër që na pret është në realizim e sipër është ndërlidhja e adresave me qytetarët, kjo bëhet me bashkëpunim edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, natyrisht kemi pasur takime dhe do të fillojmë një projekt të përbashkët. Të dimë që secili qytetarë se saktë ku është edhe ku e ka adresën, kjo është shumë me rëndësi për vendin tonë dhe po ashtu në aspektin e funksionimi të shtetit”, theksoi ai.

Tutje, ai ka thënë se problemet infrastrukturore janë përcjellur ndër vite, dhe sipas tij, këto kanë lënë gjurmë në kadastrin e kësaj ministrie.

“Çështja e pronave është çështje sfiduese, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjitha vendet që janë në tranzicion nga periudha e socializimit. Ka histori të ndryshme në vendin tonë, është periudha pas pushtimit në vitin 1912 të përzënies së largimit të popullatës duke përfshirë edhe periudhën e luftës së fundit. Të gjitha këto i kanë lënë gjurmët e veta në kadastrit tonë por duhet të korrigjohen. Kërkon punë dhe është sfidë. Çështjet pronësore do të mund të realizohen vetëm me përfshirjen e qytetare, sepse është në të mirën e të gjithëve”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika