Ambasada amerikane konfirmon diskutimin për Asociacionin

Tashmë është konfirmuar se Ambasada e SHBA-së në Kosovë do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka konfirmuar diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që pirtet të mbahet më datë 31 janar.

Në një përgjigje për KosovaPress, Ambasada tregoi qëllimin e këtij diskutimi ndërsa nuk bëri të ditur nëse ka një ftesë për kryeministrin e Kosovës, njëherit kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pavarësisht se u tha që ka ftuar liderë politikë.

“Më 31 janar, Ambasada e Amerikës do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kemi ftuar drejtues të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme”, u tha në përgjigjen e Ambasadës amerikane për KosovaPress.

Sipas burimeve të mediumit brenda Qeverisë së Kosovës, që deri më sot (24 janar) kryeministri Kurti nuk ka pranuar një ftesë për diskutimin e 31 janarit.

Ndërkohë, mësohet se kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku, ka pranuar një ftesë të tillë. Por, edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, konfirmoi ftesën dhe pjesëmarrjen.

Ditë më parë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për refuzimin e Kurtit për të themeluar Asociacionin, tha se “një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar”.

Ambasada amerikane i tha KP-së se diskutimi i 31 janarit është në përputhje me angazhimet e tyre dhe në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për angazhimin rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”, përfundoi përgjigjja e Ambasadës.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika