Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka kujtuar 18-vjetorin e njohjes zyrtare të Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur nga SHBA, një ditë pas shpalljes së Pavarësisë.
Sipas njoftimit të ambasadës, më 18 shkurt 2008, Shtetet e Bashkuara vendosën marrëdhënie diplomatike dhe se vendosja e këtyre marrëdhënieve do të rikonfirmojë “lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë bashkuar popullin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova”, njofton Dukagjini.
Ambasada solli në vëmendje edhe deklaratën e asaj kohe të Sekretares së Shtetit, e cila theksonte se, me nisjen e jetës si shtet i pavarur, Kosova do të kishte mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së si mike dhe partnere e ngushtë.
“Sot, 18 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e kanë njohur zyrtarisht Kosovën si një shtet sovran dhe të pavarur. Presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për të vendosur marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të rikonfirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë bashkuar popullin e Shteteve të Bashkuara dhe të Kosovës. “…Ndërsa Kosova sot fillon jetën e saj si shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohen të vazhdojnë të jenë miku dhe partneri i saj i ngushtë.” – Deklaratë nga Sekretarja Rice, 18 shkurt 2008”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.