Ambasada Amerikane në Kosovë thotë se 138 kosovarë janë dërguar në SHBA për 13 vjet me Programin FulBright

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka thënë se nëpërmjet programit FulBright ka kontribuuar në shkëmbimin e 138 kosovarëve dhe të 174 amerikanëve për përparim akademik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se me Programin FulBright i ka dërguar 138 kosovarë në SHBA për 13 vjet.

Gjithashtu, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka treguar se gjatë kësaj periudhe me Programin FulBright i kanë sjellë 174 amerikanë në Kosovë për studime, kërkime dhe mësimdhënie.

“Për 13 vjet të Kosovës Programi FulBright i ka dërguar 138 kosovarë në SHBA dhe i ka sjellë 174 amerikanë në Kosovë për studime, kërkime dhe mësimdhënie”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së.

“Premtimi i 3 milionë për 5 vjet është kontributi më i madh për frymë në Fulbright në botë”, thuhet në njoftimin ambasadës.

Ndërsa, Qeveria e SHBA-së dhe Ambasada e SHBA-së në Prishtinë sponsorizojnë mundësi të ndryshme të programeve për shkëmbim për qytetarë të Kosovës, përfshirë nxënësit e shkollave të mesme, studentët, akademikët dhe profesionistët.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika