Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë thirrje këtë të dielë, më 21 dhjetor, qytetarëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm ndaj përpjekjeve për të siguruar dokumente emigrimi.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se sigurimi përmes martesave të pavërteta, përbën krim dhe bën thirrje që të zgjidhen proceset e ligjshme për sigurimin e dokumenteve.
“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur.”, paralajmëron ambasada./tvklan