Ambasada e Italisë në Prishtinë ka reaguar lidhur me operacionin e kërkim-shpëtimit të zhvilluar dje nga ana e FSK-së në Liqenin e Ujmanit, duke shprehur mbështetje të plotë për misionin e KFOR-it dhe komandantin e saj.
Në një postim në Facebook, ambasada thekson se veprimet e ndërmarra nga KFOR-i janë realizuar brenda kufijve të mandatit të tij dhe në përputhje me rrethanat fatkeqe që kërkonin ndërhyrje për arsye humanitare.
“Ambasada e Italisë në Kosovë shpreh mbështetjen e saj të plotë për Misionin e KFOR-it dhe për Komandantin e KFOR-it, i cili ka vepruar brenda kufijve të mandatit të tij, në dritën e rrethanës fatkeqe që kërkoi ndërhyrjen e ekipit për arsye humanitare”, thuhet në deklaratë.
Më tej, Ambasada ka rikonfirmuar vlerësimin e saj për rolin pozitiv dhe afatgjatë që ka misioni i KFOR-it në Kosovë.
Për dallim nga reagimi i Ambasadës së Britanisë së Madhe, Ambasada Italiane nuk përmend fare FSK-n.
Kurse ambasadori francez Olivier Guerot kishte reaguar duke thënë se KFOR dhe komandanti i saj ka mbështetjen plotë të Parisit, derisa i ka lavdëruar mediat në raportim dhe saktësi për rolin e KFOR-it në përpjekjet për të gjetur trupin e personit të zhdukur nga Liqenin e Ujmanit duke shtuar se krejt kjo po ndodh në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike.
Plein soutien de la France à la KFOR et à son Commandant. Depuis sa création, la KFOR a joué, et continue de jouer, un rôle irremplaçable pour garantir la sécurité de tous. Elle mérite le respect et la reconnaissance de tous les acteurs de la région. La France continuera de lui…
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) July 29, 2025
Ndërsa Ambasada e Gjermanisë kishte reaguar me tone të ashpra ndaj mënyrës se si Qeveria në detyrë dhe partia Vetëvendosje kanë paraqitur vendosjen e ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së në liqenin e Ujmanit.