Ambasada e Kosovës në Ankara: S’ka viktima dhe të lënduar kosovarë në Stamboll

Në mesin e viktimave dhe të lënduarve në sulmin e Stambollit, nuk ka asnjë shtetas nga Kosova

Pamje nga vendi ku shpërtheu bomba





Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, ka njoftuar se në bazë të informatave të siguruara nga autoritetet relevante të Republikës së Turqisë, “në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk gjendet asnjë shtetas i Republikës së Kosovës”.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ambasada.

“Për ata të cilët aktualisht ndodhen në Stamboll, kërkojmë që të qëndroni vigjilentë dhe të ndiqni këshillat e autoriteteve lokale të sigurisë. Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, ka deklaruar se autor i shpërthimit në sheshin Taksim të Stambollit, është një grua.

Shpërthimi që vrau të paktën gjashtë persona dhe plagosi rreth 81 persona të tjerë në Stamboll, është konsideruar si një sulm terrorist, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve Anadoulu.

“U konstatua se një femër sulmuese shpërtheu bombën. Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme. Deri më tani kemi humbur 6 persona, 4 prej tyre në pikën e sulmit. Kemi 81 të plagosur. Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Do të arrijmë në fund shumë shpejt. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi”, ka thënë Oktay.

Ndryshe, pamjet në rrjetet sociale ku shihet momenti i shpërthimit në sheshin Taksim në Stamboll, jepnin indikacione se çanta e lënë në një stol, mund të ketë shkaktuar shpërthimin e bombës.

Sipas Erdogan, hetimet si për shefin e policisë së Stambollit, ashtu edhe për guvernatorin dhe për kamerat atje vazhdojnë.

“Më pas do të marrim vendimin tonë përfundimtar”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika