Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka apeluar qytetarët e Kosovës që jetojnë në Izrael të jenë të kujdesshëm, pas sulmeve të SHBA-së e Izraelit kundër Iranit të shtunën.
Demiri, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka udhëzuar qytetarët që të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore si dhe për çdo situatë urgjente, qytetarët mund të kontaktojnë numrin +972 586 340450, njofton Dukagjini.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër zhvillimet aktuale. Ju informojmë se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve tanë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse vendase”, ka shkruar Demiri.