Ambasada e Kosovës në Maqedoni të Veriut ka reaguar pasi gjatë të mërkurës një studente 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Tetovë.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se me të marrë lajmin menjëherë kanë rënë në kontakt me autoritetet policore, njofton Dukagjini.
Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, Ambasada po ndjek nga afër zhvillimin e këtij rasti tragjik.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit” thuhet në njoftim.