Ambasada e Kosovës në Zagreb: Fluturimi Riad–Prishtinë mundësoi riatdhesimin e shtetasve të Bosnjës

Ambasada e Kosovës në Kroaci ka bërë të ditur se pas një kërkese të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjës dhe Hercegovinës u bë i mundshëm fluturimi i mbrëmshëm Riad-Prishtinë për riatdhesimi e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës nga Arabia Saudite.

Ambasada, mes tjerash, bën të ditur se kërkesa ishte drejtuar përmes kanaleve diplomatike, ndërsa operacioni u organizua dhe u realizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me institucione të tjera të vendit, njofton Dukagjini.

“Republika e Kosovës edhe një herë dëshmoi se bashkëpunimi ndërmjet shteteve në rajon është thelbësor në tejkalimin e vështirësive që mund të kenë qytetarët e vendeve në rajonin tonë. Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb, falënderon institucionet e përfshira dhe të gjithë ata që kontribuan, për përgjigjen e shpejtë dhe efikasitetin e treguar”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se mbrëmë Dukagjini ekskluzivisht raportoi se MPJD-ja ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt Prishtinës.

Mes tjerash, ish-kreu i Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH), Mustafa Cerić, ka reaguar lidhur me riatdhesimin e qytetarëve boshnjakë nga Riadi përmes Prishtinës, operacion i organizuar nga Republika e Kosovës.

Në një koment publik, Cerić e cilësoi këtë operacion jo vetëm si një veprim humanitar, por edhe si një mesazh politik dhe moral për mënyrën se si funksionojnë shtetet dhe institucionet.

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi në Prishtinë

Ish-kreu i Bashkësisë Islame të BeH-së Mustafa Cerić: Fluturimi nga Riadi në Prishtinë tregoi solidaritetin e Kosovës dhe dobësitë e institucioneve të Bosnjës

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika