Ambasadorët e Quint-it në takim me Kurtin

Ambasadorët e vendeve të Quint janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në pamjet që ka siguruar Dukagjini, takimi mes ambasadorët të vendeve të Quint është duke u zhvilluar në Qeverinë e Kosovës.

Në këtë takim mes diplomatëve dhe kreut të ekzekutivit besohet se në fokus të diskutimit do të jenë zhvillimet e fundit institucionale.

Po ashtu, kujtojmë se mbrëmë në Kuvendit e Kosovës u mbajt një seancë e jashtëzakonshme vetëm pak orë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Procesi i votimit u ndërpre pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për vazhdimin e procedurës. Sipas rregullave kushtetuese, në dy raundet e para për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota, ndërsa në raundin e tretë nevojiten të paktën 61 vota.

Në seancën e së enjtes në sallë ishin të pranishëm 66 deputetë nga koalicioni qeverisës, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.

Për shkak të mungesës së kuorumit kishte dështuar edhe një seancë e mëhershme, e cila ishte thirrur për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, që synojnë zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga qytetarët.

Pas përfundimit të seancës së dytë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me kërkesë për pezullimin e afateve kushtetuese që lidhen me procesin e zgjedhjes së presidentit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika