Ambasadori amerikan viziton Mitrovicën

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka vizituar Mitrovicën, komunën e parë jashtë Prishtinës dhe thotë se shpreson në aspiratën që Mitrovica të bëhet një vend ku një Kosovë demokratike, multietnike mund dhe duhet të lulëzojë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka vizituar një ditë më parë Mitrovicën, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë të përkushtuara ta shohin një qytet demokratik e multietnik.

Hovenier, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, shkruan se vizita në Mitrovicë ishte udhëtimi i parë komunal jashtë Prishtinës.

“Udhëtim produktiv dje në Mitrovicë, udhëtimi im i parë komunal jashtë Prishtinës, ku u takova me kryetarët e komunave, Policinë e Kosovës, mediat e aktivistë. Ndërsa shumë fokusohen në rolin e saj të kaluar, unë besoj se Mitrovica është një nga manifestimet më të mira të së ardhmes së Kosovës’’, ka shkruar Hovenier.

‘’Frymëzim për t’u takuar me shoqërinë civile dhe rininë të përkushtuar për ta bërë realitet këtë aspiratë: të sigurohemi që Mitrovica të bëhet një vend në një Kosovë demokratike, multietnike për të gjithë qytetarët. SHBA-të janë të përkushtuara ta shohin këtë të ndodhë”, shkruan ndër të tjerash ambasadori.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika