Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.
Në një njoftim publik, ambasadori britanik bëri të ditur se e ka uruar Hamzën për marrjen e drejtimit të kësaj partie, duke i dëshiruar sukses në rolin e tij të ri.
“Sot u takova me kryetarin e sapozgjedhur të PDK-së, Bedri Hamzën. E përgëzova për rolin e tij të ri dhe i urova suksese në rolin e tij të rëndësishëm në çuarjen përpara të zhvillimit demokratik të Kosovës.
Diskutuam gjithashtu rëndësinë e funksionimit efektiv të institucioneve të Kosovës dhe nevojën që aktorët politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive me njëri-tjetrin në frymën e Kushtetutës, veçanërisht në kontekstin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar Hargreaves.
