Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka mirëpritur njoftimin e përbashkët të emisarit të Bashkimit Evropian për dialog, Peter Sorensen, ambasadorit të BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dhe kryeministrit Albin Kurti, për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet.
Guerot ka vlerësuar vullnetin e mirë të të gjitha palëve, i cili ka mundësuar gjetjen e zgjidhjeve konkrete për implementimin e ligjeve teksa ka theksuar se është thelbësore që këto veprime të mos ndikojnë negativisht në kushtet e jetesës së komunitetit serb në Kosovë.
Ambasadori ka përgëzuar gjithashtu rolin proaktiv dhe pozitiv të Bashkimit Evropian në këtë proces, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
“E mirëpres njoftimin e përbashkët nga Sorensen, Orav dhe kryeministri Kurti. Vullneti i mirë i të gjitha palëve ka bërë të mundur gjetjen e zgjidhjeve konkrete.Është thelbësore që veprimet e ndërmarra të mos kenë një ndikim negativ në kushtet e jetesës së komunitetit serb të Kosovës. E përgëzoj rolin proaktiv dhe shumë pozitiv të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Guerot në X.
I welcome the joint announcement by EUSR Sorensen & Orav and Prime Minister Kurti.
The goodwill of all parties has made it possible to find concrete solutions.
It is essential that the actions undertaken do not have a negative impact on the living conditions of the Kosovo’s Serb…— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) March 14, 2026