Ambasadori i Francës për dialogun: Edhe pse i gjatë dhe i vështirë, është një domosdoshmëri

Me rastin e një ceremonie ushtarake, në fjalën e tij, ambasadori ka cilësuar se dialogu është një domosdoshmëri që duhet zhvilluar në një formë konstruktive dhe të hapur





Ambasadori i Francës në Kosovë ka thënë se ajo çka ka arritur Gjermania dhe Franca mund të jetë një burim frymëzimi për të gjithë.

Ambasada e Gjermanisë dhe Ambasada e Francës po organizojnë ceremoni ushtarake me rastin e përkujtimit të armëpushimit të 11 nëntorit 1918 i cili i dha fund luftës së parë botërore. Në fjalën e tij, ambasadori ka cilësuar se dialogu është një domosdoshmëri që duhet zhvilluar në një formë konstruktive dhe të hapur.

“Ajo që ka arritur Gjermania dhe Franca mund të jetë burim frymëzimi për të gjithë rajonin. Dialogu, edhe pse i gjatë dhe i vështirë, është një domosdoshmëri që duhet të zhvillohet në një frymë konstruktive dhe të hapur. Kjo është rruga që Kosova dhe Serbia, shqiptarët dhe serbët duhet ta ndjekin tani për të arritur pajtimin dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai ka thënë se pret që diskutimet për liberalizim të vizave të jenë të favorshme dhe se deklaratat lidhur me planin franko-gjerman nuk ndihmojnë në realizimin e planit.

“Diskutimet teknike për liberalizimin e vizave po vazhdojnë dhe po presim që të ketë një diskutim të favorshëm dhe në fund të arrihet një marrëveshje lidhur me këtë çështje. Franca dhe Gjermania kanë propozuar një plan dhe nuk do të doja të komentoja deklaratave e palëve të ndryshme lidhur me atë plan dhe këto deklarata nuk ndihmojnë ne realizimin e atij plani”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër, takimi në mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell ka filluar.

Pamje të transmetuara në faqen e Komisionit Evropian kanë treguar Kurtin dhe Borrell gjersa fillojnë takimin.

Borrell takimet e ndara me Kurtin dhe Vuçiqin po i zhvillon në Paris në kuadër të Forumit për Paqe.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani është takuar të enjten me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Kurti bëri të ditur se në fokus të bisedave të tij me Macron ishte thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit.

Tash e sa kohë, raportohet që Franca dhe Gjermania të kenë propozuar në kuadër të procesit të dialogut atë që njihet si “plani franko-gjerman”.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika