Ambasadori i ri i Kosovës në Turqi i ka dhënë letrat kredenciale presidentit Erdogan

Ambasadori i ri i Kosovës në Turqi ka filluar misionin e tij, në shtetin e Turqisë pas dorëzimit të letrareve kredenciale presidentit Erdogan

Ambasdori i Kosovës dhe presidenti i Turqisë

Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, i ka dorëzuar letrat kredenciale te presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Të martën e 26 korrikut Ambasadori ri i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, ia ka dorëzuar letrat kredenciale te presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas Ambasadës së Kosovës në Turqi, Ambasadori Vrenezi përcolli mesazhin dhe përshëndetjet e Presidentes, Qeverisë dhe të popullit të Republikës së Kosovës për shtetin dhe popullin turk.

Agon Vrenezi dhe Rexhep Tajip Erdogan

Ambasada e Kosovës ka konstatuar se niveli i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të dy vendeve, me zotimin për shfrytëzim të të gjitha potencialeve që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha fushat në dobi të qytetarëve.

Ndërsa shteti i Turqisë, e kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur ndër shtetet e para në botë.

Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunimi të mirë dhe ne Kosovë kompanitë turke kanë investuar në energji elektrike siç është KEDS dhe në Aeroportin e Prishtinës siç është LIMAK.

Dhe autostradat e Kosovës ishin ndërtuar nga kompaninë Bechtel Enka.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika