Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, deklaroi nga selia e OKB-së në Nju Jork se Izraeli nuk do ta ndalë operacionin e tij kundër Iranit derisa të përmbushë plotësisht objektivat e shpallura.
Sipas Danon, qëllimet kryesore të operacionit janë:
“Asnjë armë bërthamore, asnjë kërcënim me raketa balistike, shkatërrimi i marinës së tyre dhe rrëzimi i rrjetit të ndërmjetësve të regjimit”.
Ai theksoi se operacioni i përbashkët do të zgjasë “për aq kohë sa të duhet” dhe se Izraeli do të bëjë “çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin dhe kufijtë tanë”.