Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Sami Mhanna, ka sqaruar arsyen pse Palestina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai deklaroi se vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar, dhe kjo është arsyeja kryesore pse Palestina nuk e njeh Kosovën.
“Që kur Kosova vendosi ambasadën e saj në Jerusalem, ne e konsiderojmë atë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Kjo është arsyeja pse Palestina nuk e njeh Kosovën,” deklaroi ambasadori.
Ai theksoi gjithashtu se Palestina nuk ka asnjë problem me popullin e Kosovës dhe se qëndrimi i tyre është i fokusuar vetëm tek çështja ligjore dhe diplomatikë.