Ambasadori ukrainas në OKB: Diplomati rus që dha dorëheqje është shumë i guximshëm

Sergiy Kyslytysa, kryediplomati ukrainas në Kombet e Bashkuara të Amerikës, tha se dorëheqja e Boris Bondarev konsiderohet si një akt i guximshëm nga ana e tij

Sergiy Kyslytsya, kryediplomati ukrainas

Sergiy Kyslytsya, është shprehur se nga njëra anë ai e quan dorëheqjen e diplomatit rus Boris Bondarev si një akt të guximshëm, por, nga ana tjetër ai ndihet i zhgënjyer pasi që të tjerët diplomatë nuk kanë reaguar ndaj së keqës.

Ai është shprehur se është bërë i njohur vetëm një rast me dinjitet dhe standarde morale kundër së keqës, pra, ai e quan dorëheqjen e diplomatit rus diçka të guximshme.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer gjatë tre muajve dhe duke pasur parasysh shifrat e shërbimit të jashtëm rus, është i njohur vetëm një rast i një personi që ka dinjitet dhe standarde morale për të folur kundër të keqes”, ka thënë Kyslytsya për CNN.

Boris Bondarev, një veteran njëzetvjeçar i shërbimit diplomatik të Rusisë, të hënën ka njoftuar dorëheqjen e tij, në shenjë proteste ndaj shtetit të tij për luftën në Ukrainë.

Boris Bondarev, diplomati rus

Kyslytsya tha se diplomatët rusë që vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, përfundimisht do të përballen me përgjegjësi për veprimet e tyre.

“Më duhet të përballem me diplomatë rusë çdo javë, të paktën një ose dy herë, në Këshillin e Sigurimit. Është kaq e vështirë sepse nuk mund ta besosh, që njerëzit mund t’i dëbojnë ato gënjeshtra kaq troç. Por ju e dini, siç thashë në një nga takimet e para, gënjeshtra dhe gënjeshtra dhe gënjeshtra në thelb është të sigurojë që ata të kenë siguruar vendin më të mirë, nëse mundem, në ferr për ta”, ka thënë Kyslytysa.

Sipas tij gjithçka që thuhet nga ata në Këshillin e Sigurimit mundet dhe do të përdoret në një gjykatë që do të krijohet.

Kyslytsya hoqi një paralele midis diplomatëve rusë sot dhe fatit përfundimtar të Joachim von Ribbentrop, ministrit të jashtëm të Gjermanisë naziste. Von Ribbentrop u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje në gjykatën e krimeve të luftës në Nuremberg, pas Luftës së Dytë Botërore.

Ambasadori shtoi se kur Ribbentrop mohonte njohuritë e tij për kampet e përqendrimit prap përfundoi duke u dënuar.

Shërbyesi diplomatik i Rusisë ka dhënë dorëheqje në shenjë proteste

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika