AME njofton për stabilizim të situatës nga vërshimet: Niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se situata e vërshimeve në nivel vendi paraqitet kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme, pas ndërprerjes së reshjeve intensive të shiut dhe kalimit gradual në reshje bore.

Sipas të dhënave të fundit të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe strukturat e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në terren, niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie dhe në shumicën e rajoneve nuk është raportuar nevoja për ndërhyrje emergjente.

AME bën të ditur se në rajonin e Prishtinës gjendja është e qetë dhe stabile, pa nevojë për intervenime, ndërsa monitorimi vazhdon.

“Në Rajonin e Prizrenit nuk janë raportuar thirrje emergjente apo intervenime, dhe rrugët mbeten të kalueshme, megjithëse rekomandohet kujdes i shtuar në zonat malore për shkak të ngricave.Në Rajonin e Mitrovicës situata është më e qetë, pa rrezik për vërshime të reja, ndërkohë që ekipet vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për personat e evakuuar më herët. Në Rajonin e Pejës, gjendja është stabile në të gjitha komunat, me përjashtim të rrugës Junik–Jasiq, e cila vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të shembjes së dheut. Edhe në Rajonin e Gjakovës është shënuar rënie e nivelit të ujit në lumenj dhe situata vlerësohet si e menaxhueshme, megjithëse ka bllokime lokale rrugësh për shkak të shembjeve të dheut. Ndërkaq, në Rajonin e Gjilanit nuk janë raportuar vërshime dhe gjendja është e qetë në të gjitha komunat”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika