Anëtarësimi në NATO më i rëndësishëm se ai në BE, vlerëson Çeku

Ish-kryeministri, Agim Çeku

Miratimin e avancimet të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar, ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, e quan lajm të mirë për vendin.

Në një prononcim për Radio Dukagjinin, teksa Çeku thotë se i është gëzuar këtij lajmi, ai komentoi edhe dështimin e përpjekjeve të vazhdueshme serbe për ta penguar këtë proces.

“Pa dyshim se është një lajm i mirë për Kosovën, sepse Kosova gradualisht po e zë vendin e vet në organizatat ndërkombëtare, aq më mirë këtë fakt e bën dështimi i përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë që ta pengojë avancimin e statusit të Kosovës, kështu që Kosova gradualisht po hyn në NATO, në struktura të NATO-s, edhe pse kjo është një organizatë, nuk është drejtpërdrejt e NATO-s, por është afër ku vendet mund ta shprehin qëndrimin e tyre… I jam gëzuar këtij lajmi”, u shpreh ai.

Çeku potencoi se hapi tjetër është anëtarësimi i plotë, teksa shton se kjo thjesht Kosovën e fut në familjen e NATO-s dhe e lidh më shumë me NATO-n.

Ai po ashtu vlerëson se anëtarësimi në NATO ka peshë më të madhe sesa anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Normal ka peshë, sepse aty diskutohen tema të ndryshme, dhe tani Kosova mund ta ngrisë zërin e vet, të japë qëndrimin e vet, mendimin e vet dhe bëhet shumë shpejt pjesë e barabartë me të gjithë ata. Anëtarësimi në NATO është shumë më me peshë të madhe sesa anëtarësimi në BE, kështu që duhet të fokusohemi më shumë në anëtarësimin në NATO, por edhe paralelisht edhe në anëtarësimin në BE. Anëtarësimi në NATO e garanton sovranitetin, përjetësinë e shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika