Anëtari i KQZ-së alarmon për “trenin bullgar” në Shtime 

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka ngritur shqetësime për mundësinë e manipulimeve zgjedhore në Komunën e Shtimes, duke përmendur konkretisht rastin e vendvotimit 2207/01 në fshatin Belinc.

Në postim në Facebook, Gashi ka bërë të ditur se është zbuluar një fletëvotim fals, ndërsa mungon origjinali, duke ngritur dyshime të forta për përdorimin e metodës së njohur si “treni bullgar”, një praktikë që konsiston në manipulim zinxhir të fletëvotimeve përmes votuesve të ndryshëm.

“Nga pozita ime si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), shpreh shqetësimin tim të thellë lidhur me parregullsitë serioze të evidentuara në vendvotimin 2207/01, në fshatin Belinc, Komuna e Shtimes.

Bazuar në të dhënat e paraqitura, ekzistojnë indikacione të qarta për shkelje të rëndë të procesit zgjedhor, përfshirë dyshimet për përdorimin e metodës së njohur si “Treni Bullgar”, gjetjen e një fletëvotimi fals dhe mungesën e fletëvotimit origjinal. Këto elemente përbëjnë dyshime serioze për kryerjen e veprave penale që cenojnë integritetin e zgjedhjeve.
Në këtë drejtim, ftoj organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe organet e tjera hetimore, që të ndërmarrin hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm për këtë rast, në mënyrë që të sigurohet transparencë dhe përgjegjësi institucionale.
Nëse këto dyshime vërtetohen, ky rast nuk guxon të mbetet në heshtje dhe pa pasoja ligjore, sepse çdo veprim që cenon vullnetin e qytetarëve përbën rrezik serioz për procesin demokratik në vend. Çdo kërkesë mëpas e subjekteve politike, pavarësisht përkatësisë, do të jetë legjitime dhe e arsyeshme, pasi vullneti i popullit duhet mbrojtur dhe respektuar në çdo rrethanë.
KQZ dhe të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të sigurojnë që procesi zgjedhor të jetë i ndershëm, transparent dhe i mbrojtur nga çdo formë manipulimi”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika